-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Thyhet” grupi i grabitësve të armatosur, disa të arrestuar

Kryesoret

Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestoj një person në Fushë Kosovë gjatë aksionit ndaj grupit të grabitësve.

Numri i të arrestuarve për rastin e grabitjes së Suharekë ka shkuar në 7, ndërsa sipas njoftimit të fundit të Policisë së Kosovës, një tjetër i dyshuar është neutralizuar e një tjetër gjendet në arrati.

Vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim e armëmbajtje pa leje janë vetëm disa prej veprave penale që policia e Kosovës ka thënë se janë kryer ndër vite nga grupi i personave të dyshuar për rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë.

Nga ky aksion policor, një polic mbeti i lënduar, ndërkohë që është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njëri nga të dyshuarit u neutralizua gjatë zhvillimit të aksionit policor.

Policia ka thënë se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit