Komisioni i Ekonomisë në mbledhjen e sotme ka pranuar kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së prodhimit të çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, për të shtyrë në kohë afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin. Rritja e taksës së karbonit do të hyjë në fuqi më 1 korrik të vitit 2026 dhe jo në 1 janar 2024. Socialisti Erion Braçe është shprehur kundër shtyrjes. Ai tha se “po u lihet shumë kohë, këto kompani ndotin dyfish mjedisin”.
Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, Braçe kundër
