-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident tragjik në Itali, makina përplas për vdekje të renë shqiptare

Kryesoret

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 31-vjeçareje shqiptare në Rimini të Italisë mbrëmjen e së shtunës.

Ajo humbi jetën pasi u përplas nga një makinë e tipit “Volswagen” e cila drejtohej nga një 60-vjeçar italian.

Siç raportohet nga mediat fqinje, 31-vjeçarja shqiptare ka qenë duke hecur anës rrugës së bashku me një vajzë tjetër 21-vjeçe e cila gjithashtu është përplasur nga makina dhe është plagosur rëndë, ndërkohë që shqiptarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në fakt policia po heton ngjarjen nëse dy viktimat kanë qenë duke kaluar anës rrugës, apo kanë dashur të kalojnë në anën tjetër të saj, pasi shoferi i makinës është shprehur se nuk ka vënë re prezencën e dy vajzave.

Gjithashtu një tjetër detaj i cili po ndikon në zbardhjen e çështjes është fakti se rruga ku ka ndodhur aksidenti tragjik ka një ndriçim teje të dobët, bazuar në atë që raporton policia italiane.

Gjithashtu sipasin formacioneve, burri rreth të gjashtëdhjetave po shoqëronte një person në spital, kur ka ndodhur aksidenti, shqiptarja është transportuar nga ambulanca për në spital, por vdekja e saj është konstatuar që në vendin e ngjarjes.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit