Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident automobilistik ditën e djeshme në Kavalla të Greqisë, ku njëri prej tyre, 61-vjeç, i cili ishte pasagjer, ka ndërruar jetë.
Makina me drejtues një 33-vjeçar shqiptar, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Mediat greke, raportojnë se pas aksidentit dy shqiptarët janë transportuar në spital, ku 61-vjeçari ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa, 33-vjeçari raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.