-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vijnë festat! Vullnetarët ndihmojnë në zbukurimin e Shtëpisë së Bardhë

Kryesoret

Çdo vit, mijëra njerëz nga të gjithë Shtetet e Bashkuara ofrojnë punë vullnetare për të zbukuruar Shtëpinë e Bardhë gjatë sezonit të festës së Krishtlindjes.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, nga ky grup aplikantësh, zgjidhen vetëm 300 persona për të marrë pjesë në këtë përvojë të veçantë të sezonit të festave të fundvitit.

Shtëpia e Bardhë është tepër magjike gjatë festave dhe kjo falë qindra vullnetarëve që zbukurojnë rezidencën presidenciale. Mijëra amerikanë aplikojnë, por vetëm 300 prej marrin ftesën për të bërë këtë punë të veçantë.

“Një pjesë e vullnetarëve zgjidhen për talentin e tyre dhe disa të tjerë për esetë që kanë shkruajtur. Jo të gjithë janë stilistë. Disa prej tyre janë bashkëshortë të ushtarakëve e disa amvisa. Këtë vit më duket sikur kishim shumë punonjës të arsimit,” thotë Carlos Elizondo, Sekretar i Shtëpisë së Bardhë për aktivitetet shoqërore.

Zonja e Parë Jill Biden zgjodhi temën e këtij viti magjia, gëzimi dhe mrekullia e festave siç përjetohet nga fëmijët. Edhe vullnetarët përjetojnë pak magji dhe mrekulli.

“Gjatë ecjes në lëndinën përpara Shtëpisë së Bardhë përjetova një ndjenjë të veçantë dhe një mirënjohje për këtë mundësi,” thotë vullnetari nga Nju Jorku, Andrew Boza.

“Si shtetase amerikane dhe si emigrante, gjithmonë kur shikoj Shtëpinë e Bardhë them ‘Oh zot, sa i mrekullueshëm është ky vend.’ Ardhja në këtë vend është shumë e veçantë për mua,” thotë Marite Espinoza Sanchez, vullnetare nga Teksasi.

Por menjëherë pas kënaqësisë që përjetojnë nga prania në Shtëpinë e Bardhë, vullnetarët fillojnë të punojnë për ta stolisur atë që në javën e Ditës së Falënderimeve./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit