-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Urdhëroi vrasjen e gruas, Naim Musreli në gjykatë: Kam qenë dhe vetë i rrezikuar!

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, lidhur me dyshimet për vrasjen e Liridona Ademaj.

Nga vendimi i gjykatës mësohet se Naim Murseli dyshohet për bashkëkryerjen e vrasjes, Granit Plava për vrasje të rëndë kurse Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer vrasjen.

Në dëshminë e tij në gjykatë, Murseli ka shprehur se nuk ishte larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa pretendon se i ishte rrezikuar jeta.

“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë,” thuhet se ka thënë i dyshuari sipas vendimit të gjykatës.

Avokati Ahmet Ahmeti ka thënë se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje.

“I mbrojturi im nuk është fare i involvuar në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsyje të përsëris veprën penale se nuk e ka bë,” ka thënë avokati Ahmeti.

Avokati kishte kërkuar nga gjykata që kërkesën për caktimin e paraburgimit të mos e aprovojë, apo të caktojë një masë alternative. Vendimi për caktimin e paraburgimit është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti./Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit