Drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska u shkarkua nga detyrë një ditë më parë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, për cënimin e kritereve etike e ligjore.
Ai është arrestuar pasi mbi të rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe dhunë në familje. Ai u prangos nga policia e Pogradecit pasi dhunoi gruan e tij.
Toska drejtonte IEVP Fushë-Krujë prej disa muaj, ndërsa më herët ka qenë edhe kreu i burgut Drenovë.