-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ramadani për shortin: Shqipëria nuk do të dorëzohet, mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani

Kryesoret

Në një pronocim për FSHF-në mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë. Futbollisti, i cili aktivizohet me Leçen në Itali, theksoi se është një grup i vështirë.

Sipas tij asgjë nuk është e pamundur dhe Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të marrë maksimumin.

Më tej, mesfushori kuqezi shtoi se edhe në edicionin kualifikues Shqipëria u përball me kundërshtarë të fortë si Çekia dhe Polonia, por ia doli mbanë të bënte mirë.

Përshëndetje të gjithëve, siç e patë grupin tonë, një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë që të bëjmë befasinë. Ne shkojmë atje që të tregojmë nivelin e skuadrës tonë.

Edhe në kualifikuese në Grupin E kemi patur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. Ne do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dorëzohemi lehtë. Një grup i vështirë, por ne mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani. Ju përshëndes të gjithëve dhe forca Shqipëria,” thotë Ramadani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit