Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, mes tyre 54-vjeçari Vladimir Halili pasi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje në rrethana rënduese.
Në vitin 2020, Halili kishte vjedhur në 2 banesa në fshatin Pirrë ndërsa në 2021 një magazinë në Rrapëz.
Gjithashtu u arrestua një 21-vjeçar, i cili u kap në flagrancë jashtë banese pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Një 39-vjeçar u kap gjithashtu në flagrancë jashtë banesës në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.