Lajm i trishtë për futbollin e Lushnjës dhe atë shqiptar. U nda nga jeta ish-sulmuesi i njohur Kapllan Pepa në moshën 73-vjeçare. Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e tij dhe vetë klubi i Lushnjës me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Lamtumirë Kapllan Pepa! Është ndarë nga jeta një prej emrave emblemë të futbollit të Lushnjës, sulmues dhe goleador i spikatur i viteve ‘70… Kapllani ka pasur dhe një kontribut shumë të madh në rritjen e talenteve të qytetit, sidomos në vitet 2000 kur Lushnja ishte e Superiores!
Ngushëllime për të gjithë botën e futbollit, për familjarët dhe të afërmit… Prehu në paqe legjendë!”. Përveç Traktorit të Lushnjës, Pepa ka luajtur dhe me Luftëtarin e Naftëtarin.