-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Magazina plot me fishekzjarre kontrabandë, arrestohen 2 persona

Kryesoret

Policia në Tiranë ka arrestuar një 22-vjeçar me inicialet I. K., dhe një 20-vjeçar me inicialet E. D., të cilët administronin një biznes së bashku.

Këto arrestime vijnë pasi policia ka zbuluar një magazinë, në rrugën “5 Maji”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen.

Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 391 koli me mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit