-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan dhe Mitsotakis takohen në Greqi: Dikur kërcënuam Mesdheun Lindor, por sot…

Kryesoret

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp midis kryeministrit grek, Mitsotakis dhe Presidentit turk, Erdogan, ky i fundit theksoi se dy vendet po ecin dhe duhet të jetojnë në paqe.

“Marrëdhëniet tona bilaterale kanë patur luhatje. Dy popujt duhet të jetojnë në paqe. Bisedimet u zhvilluan në klimë produktive”, tha Erdogan.

Mitsotakis nga ana tjetër i ka uruar mirëseardhjen duke theksuar se qëllimi i dy vendeve është kërkimi i roleve të reja në marrëdhëniet bilaterale.

“Jemi përballur me sfida të paprecedentë që nuk njohin kufij, pandemi, luftë që shkaktoi kriza por edhe katastrofa. Në të njëjtën kohë ekzistojnë dhe kriza rajonale. Marrëdhëniet tona dypalëshe kanë patur luhatje që në disa momente kërcënuan ashpër sigurinë dhe paqen në Mesdheun Lindor. Tepër i rëndësishëm fakti që dy muajt e fundit dy vendet ecin në monopat paqësor.

Greqia dhe Turqia duhet të jetojmë në paqe. Dhe divergjencat duhen vendosur në urë të tillë që të mos shkaktojnë tension e kriza. Nga takimi në Vilnus vendosëm të kapim nga fillimi kontaktet tona. Sot vlerësuam përpjekje të përbashkëta në marrëveshje të reja në tregti, energji, edukimin, atletikën, teknologjinë, turizmin, fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike.”, tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit