Kaos, dhunë, përplasje, grumbull karrigesh në foltore, sharje dhe ofendime. Kjo është panorama nga salla e Parlamentit të Shqipërisë më shumë se 45 minuta nga fillimi zyrtar.
Sali Berisha është përjashtuar, por nga Facebook i tij transmetohej LIVE gjithçka që ndodhte. Deputeti Ervin Salianji hipi mbi tavolina dhe hodhi karriget. Garda ishte gardh duke mos lejuar kalimin tek pjesa ku qëndrojnë ministrat, kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit.
“Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda” shkruan Gazment Bardhi.