Vendet e Bashkimit Evropian kanë futur në listën e terroristëve dy komandantë të Hamasit.
Kjo si pasojë e sulmeve të bëra në 7 tetor.
Dy individët janë Mohammed Deif, komandant i përgjithshëm i krahut ushtarak të Hamasit dhe zëvendësi i tij, Marwan Issa, ka thënë këtë të premte BE-ja.
Duke nisur nga kjo ditë të dy komandantëve iu ngijnë të gjitha fondet ose fondet monetare që ata kanë në vendet e Bashkimit Evropian.
Militantët e Hamasit e kanë nxitur luftën me Izraelin, pas sulmit që kanë kryer në territorin e tij më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.