SPAK dorëzon kërkesën, do ekstradimin e Ismail Zenelit
SPAK ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin e Ismail Zenelit, i cili u arrestua pak dit më parë në Spanjë.
Raportohet se kërkesa është dorëzuar të martën së bashku me vendimin e gjykatës se Posaçme qe ka vendosur për te masën arrest me burg.
Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.
Zeneli dyshohet si anëtar i grupit të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës, kjo sipas SPAK, Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në Brazil.
Gjithashtu ai bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ngarkesa arrinte në këtë port e transportuar me kontenier