Socialistët mbajnë sot Kongresin e Jashtëzakonshëm. Pritet të miratohet vendimi “për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”, si dhe do të votëbesohet Sekretariati Ekzekutiv i PS-së që mori detyrën në fillim të shtatorit.
Përveçse do të caktohet data e Kongresit zgjedhor për vitin e ardhshëm, socialistët do të kenë mundësi që në 6 panele të paraqesin arritjet dhe sfidat për fushat kryesorë të qeverisë së majtë. Diskutohet për Reformën në Drejtësi, ligjin dhe zbatueshmërinë e tij apo dhe afrimi me BE-në.
Takimi i delegatëve socialistë që pritet të zgjasë rreth 3 orë është parashikuar të mbyllet me fjalimin e Kryetarit të Partisë, njëherësh edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama.