-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sali Berisha flet pas fjalimit të Ramës: I denjë për Maduron e Venezuelës, na pret një JO për…

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar fjalimin mbi një orë e gjysmë të kryeministrit Edi Rama ku e cilësoi si të denjë për Maduron e Venezuelës.

Sipas Berishës gjithçka që dëgjuan shqiptarët sot ishte një parapërgatitje për një “JO “për hapjen e negociatave.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se në fjalimin e kryeministrit Rama nuk u përmendën farë të rinjtë.

Berisha ndër të tjera shtoi se me këtë fjalim Rama po përgatit izolimin e Shqipërisë ku dhe shtoi akuza për përfshirjen e kryeministrit në bandat e Durrësit dhe Elbasanit, dhe kartelin Sinaloa në Meksikë.

“Sapo përfundoi fjalën tërkuzë të denjë për Maduron e Venezuelës, Edi Rama i cili u foli shqiptarëve nga satelitët, Albania 1 dhe 2 me zotimin solemn se do të vjedhim më shumë, do tu mashtrojmë më shumë dhe do tu përzëmë më shumë  nga ky vend.

Ajo që ndodh me Belerin është dhunimi më flagrant i të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë. Dhunim për interesa mafioze, kanë folur për Olta Xhaçkën, jo mo jo, nuk është vetëm Olta Xhaçka, janë Olsi Rama, Edi Rama dhe klanet e tyre që janë vërsulur me tërbim ndaj pronave në Himarë dhe në të gjithë bregun.” shtoi Berisha

Berisha rikujton 8 dhjetorin por nuk lë pas ironitë për Ramën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit