Mediat italiane publikojnë pamje të vendit se ku ndodhi aksidenti tragjik që vdiqën tre të rinj, mes tyre dy shqiptarë. Polumbarët kanë nxjerrë nga uji i lumit trupat e viktimave.
Viktimat janë të gjithë në të 20-at e tyre. Vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.
Mediat italiane raportojnë se Hoti ishte drejtuesi i mjetit. Familja e të riut është tronditur nga humbja e tij, pasi në një aksident rrugor po në Portogruaro humbën në maj të këtij viti djalin e vogël,19-vjeçarin Admir Hoti.
Sakaq, Egli Gjeci kishte shumë pasion për futbollin dhe kishte ndjekur institutin profesional D’Alessi në qytetin, ku edhe humbi jetën.
Kërkimet e zjarrfikësve në lumë vazhduan disa orë pasi dyshohej se në makinë ishte një djalë i katërt, por kërkimet rezultuan negative.