Një aksident tragjik ka ndodhur në Portogruaro, në provincën e Venecias pak pas mesnate. Dalja nga rruga u mori jetën 3 të rinjve, 2 prej tyre shqiptarë. Viktimë, ishte edhe një vajzë 21 vjeçare nga Italia. Viktimat janë vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.
Tre të rinj vdiqën! VIDEO-Momenti kur nxirret makina nga lumi
Mjeti ishte në pronësi të Altin Hotit. Gjashtë muaj më parë ai kishte humbur vëllanë në një tjetër aksident tragjik në të njëjtën zonë. Me babanë pasagjer, 19-vjeçari në 10 maj të këtij viti nuk mundi ti rezistojë përplasjes. Egli Gjeci kishte shumë pasion për futbollin dhe kishte ndjekur institutin profesional D’Alessi në qytetin, ku edhe humbi jetën.