Policia e Tiranës ka dërguar në SPAK deputetët e PD-së që krijuan kaos në Parlament.
Komisariati nr. 1 ka dorëzuar në SPAK materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me incidentet e dhunshme dhe kaosin e shkaktuar nga deputetët e grupit të Bardhit dhe Berishës në seancën e ditës së djeshme ku u votua nen për nen për buxhetin e vitit 2024.
Referimi i materialeve në SPAK nuk është bërë me emra konkretë, por është referuar për grupin parlamentar të opozitës.