-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamionistët polakë bllokojnë kufirin me Ukrainën, rrezikohen ndihmat për luftën

Kryesoret

Automjete transporti dhe pajisje shëndetësore për fushën e betejës në Ukrainë janë mes artikujve të bllokuar në një radhë kilometrike përgjatë kufirit me Poloninë. Pajisje për ndërtimin e dronëve për betejën kundër agresorit rus tashmë janë me disa javë vonesë.

Organizatat bamirëse për Ukrainën dhe kompanitë që furnizojnë ushtrinë e vendit të shkatërruar nga lufta paralajmërojnë se problemet po shtohen pasi nuk duket asnjë shenjë nga ana e drejtuesve polakë të kamionëve për t’i dhënë fund një bllokade kufitare që ka zgjatur prej një muaji.

Protestuesit polakë argumentojnë se mënyra e jetesës së tyre është vënë në rrezik pasi Bashkimi Evropian i lehtësoi disa rregulla transporti dhe se kamionistët ukrainas po dëmtojnë biznesin e tyre.

Ndërsa për dronët që do të përdoren në vijën e parë të frontit ka vonesa dy deri në tre javë, tha Oleksandr Zadorozhnyi, drejtor operacional i fondacionit KOLO, i cili ndihmon ushtrinë ukrainase me teknologjinë e fushëbetejës, përfshirë dronët dhe pajisjet e komunikimit.

“Kjo do të thotë se ushtria ruse do të ketë aftësitë që të vrasë ushtarë ukrainas dhe ta terrorizojë popullsinë disa javë më gjatë,” tha ai.

Që nga 6 nëntori drejtuesit e kamionëve në Poloni kanë bllokuar rrugët hyrëse drejt pikave kufitare. Radha e makinave shkon rreth 30 kilometra e gjatë, automjeteve i duhen të presin rreth tre javë në temperaturat e acarta.

Protestuesit këmbëngulin se ata nuk po pengojnë transportin ushtarak apo ndihmat humanitare për Ukrainën./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit