-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në kërkim për kultivim droge, arrestohen 2 persona në Elbasan

Kryesoret

Dy persona në Elbasan janë vënë në prangat e policisë, pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim droge.

Mësohet se bëhet fjalë për A. M., 36-vjeç, banues në Krujë dhe F. D., 23-vjeç, banues në Tiranë.

Dy të ndaluarit, të dyshuar si autorë të kultivimit të 250 bimëve narkotike, në muajin qershor, në fshatin Seltë, bimë të asgjësuara gjatë dy fazave të operacionit policor të koduar “Krasta”.

Gjithashtu, për këto raste, në kuadër të dy fazave janë vënë në pranga 2 inspektorë pyjesh dhe kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre, si edhe 2 shtetas të tjerë, për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit