-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U dënua për vrasje, Fatmir Hoxha shpallet i pafajshëm pas 3 vitesh

Kryesoret

Lirohet nga burgu Fatmir Hoxha, i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në lagjen “Sheq i Madh”, ngjarje e cila ka ndodhur në 26 tetor të vitit 2020.

Ai ka fituar pafajësinë pas rigjykimit të kësaj çështje nga gjykata e Fierit dhe një riekspertimi të provave (pamje filmike të kamerave të sigurisë, veshjet, etj) që rrezonin akuzat për autorësinë e tij, dhe nuk ka prova bindëse që vrasja është kryer prej tij.

Hoxha ka lënë pasditen e sotme ambientet e burgut te Fierit me vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Fier.

Fatmir Hoxha, i akuzuar për ekzekutimin e Ahmet Toskës në vitin 2020 që pas arrestimit dhe masës së arrestit me burg nuk ka pranuar autorësinë e kësaj vrasje.

Ahmet Toska u ekzekutua 26 tetor në orën 06:00 të mëngjesit teksa viktima po shoqëronte bashkëshorten për në punë. Një person i maskuar i afrua dhe qëlloi me një plumb në kokë.

Pamjet filmike dhe gjurmët e barutit në veshje ishin provat e Prokurorisë, me të cilat mori masën e Sigurisë arrest me burg ndaj Fatmir Hoxhës, të akuzuar për ekzekutimin e Ahmet Toska në sy të bashkëshortes më 26 tetor 2020 në Fier. 52-vjeçari teksa i drejtohej qelisë, deklaroi para gazetarëve se ishte i pafajshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit