Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që t’i japë leje, pra autorizim për shkak të imunitetit për të vendosur një masë më të fortë për Sali Berishën, konkretisht arrest në shtëpi.
Ish-kryeministri refuzoi vendimin e gjykatës së posaçme dhe thirrjet e vazhdueshme për t’u paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore, teksa i është bllokuar edhe pasaporta për të dalë jashtë vendit. Por tashmë masa është forcuar për shkak të refuzimit për të zbatuar të parën. Tani është në dorë të Kuvendit për të vendosur.
Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit.









