-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ka më dilema, futbolli shijon për herë të fundit Ronaldo kundër Messit

Kryesoret

Zyrtare, do të ketë edhe një sfidë të fundit mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Do të ndodhë në Riyad, në Arabinë Saudite më datë 1 shkurt 2024 dhe do të jetë pjesë e turit parasezonal të Inter Miami, skuadrës ku bën pjesë Messi që më parë do të përballet me Al Hilalin e Neymar dhe më pas me Al Nassr të Cristiano Ronaldos.Konfirmimi pas një përgënjeshtrimi në fillim të nëntorit, erdhi pikërisht nga klubi amerikan i MLS që bëri të ditur edhe datat e dy miqësoreve.

Rivalët e përjetshëm që i dhanë kuptim me spektaklin e tyre më tepër se një dekade futbollistike duke fituar të dy bashkë plot 13 Topa të Artë, ishin përballur herën e fundit në janarin e kaluar, në një miqësore mes PSG ku luante Messi dhe një skuadre të përbërë nga një seleksion lojtarësh të Al Hilal dhe Al Nassr.

Takimi u fitua nga parizienët 5-4 me një gol të Messit dhe dy nga Ronaldo. Në ndeshjet zyrtare të dy janë përballur plot 35 herë, 16 fitore për argjentinasin, 10 për portugezin dhe 9 barazime, me 21 gola të shënuar nga Messi dhe 20 nga Ronaldo.

Sfida e fundit zyrtare mes tyre ka qenë Barcelona – Juventus 0-3, në fazën e grupeve të Champions 2020-2021 me një dygolësh të Ronaldos. Një rivalitet i jashtëzakonshëm që padyshim gjeneron interes edhe për përballjen e radhës që shumëkush e ka etiketuar, “The Last Dance”, kërcimi i fundit./Super Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit