-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti në Bruksel, media greke: Greqia nuk do japë pëlqimin nëse nuk zgjidhet çështja e Belerit

Kryesoret

Greqia nuk do të japë pëlqimin për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk ka progres në çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, është ripërsëritur nga burime diplomatike nga Brukseli sipas burimeve të medias greke Protothema.gr.

Të njëjtat burime theksuan se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare. Greqia ka pranuar t’i dërgojë Tiranës letrën e Bashkimit Evropian  për hapin e parë të hapjes së negociatave, me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë drejt rivendosjes së vullnetit politik të elektoratit të Himarës. Nuk është çështje pavarësie e gjyqësorit, por një vendim thjesht politiko-administrativ, theksuan të njëjtët agjentë diplomatikë, duke shtuar se pala greke nuk kërkon vendim gjyqësor dhe nuk ndërhyn, por ajo që kërkon është për kryetarin e zgjedhur. Atij duhet t’i jepet leja për të bërë betimin dhe për të qenë në gjendje të ushtrojë të drejtat e tij politike.

Vihet re se sot Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së , i cili po përgatit çështjet e Samitit të 14 dhe 15 dhjetorit, ku përfshihet edhe zgjerimi i BE-së, do të diskutojë edhe rrugën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mundësia e shkëputjes së procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nga ajo e Maqedonisë së Veriut mbetet ende e hapur.

Sipas draft-konkluzioneve të Samitit , liderët evropianë do të riafirmojnë angazhimin e tyre të plotë dhe të padiskutueshëm për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit