-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kërkon protestë, Bardhi dhe Noka i dalin kundër

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kërkoi shtrëngimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest për Sali Berishën.

Dje grupi i PD-së u mblodh për të diskutuar për strategjinë që do të ndjekin nesër në seancë plenare, ku do të miratohen disa ligje dhe mbi të gjitha rregullorja e re e parlamentit që i përjashton deputetët deri në dy muaj nëse ndezin flakadanë dhe hedhin kapsolla duke krijuar kaos.

Ish-kryeministri Berisha kërkoi që nesër të ketë protestë përpara parlamentit kundër rregullores së re. Por kryetari i grupit Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka, krahu i djathtë i Sali Berishës i kanë dalë kundër ish-kryeministrit.

Të dy kanë hezituar duke e lidhur këtë me argumentin që ende duhet të sakrifikojnë deputetët në përballjen me qeverinë më pas do të vijë radha e qytetarëve.

“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore”, mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit