-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në qeli? Luan Baçi për “5Pyetjet.al”: S’ka shans ta mbajnë në burg

Kryesoret

SPAK i kërkoi dje Kuvendit heqjen e imunitetit për Sali Berishën për të caktuar një masë më të fortë duke e lënë evazive mes arrestit në shtëpi ose në burg. Por çfarë do të ndodhë me opozitën nëse drejtuesi i saj kyçet në shtëpi, ose në rastin më të keq në burg?

Deputeti i PD-së, Luan Baçi në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” deklaroi se nuk ka asnjë shans që Sali Berisha të arrestohet. Ai tha se opozita do të dalë më e fortë nga kjo goditje.

Nuk kemi përse ta mendojmë këtë (arrestimin) sepse i kanë shanset zero, por zero, që Sali Berishën ta mbajnë në burg. Nuk ka asnjë shkelje, asnjë dokument, këtë e ka faktuar prej dy vitesh, që Sali Berisha u bën thirrje të nxjerrin dokumentin e vetëm. Unë nuk jam avokat i Sali Berishës.

Cdo politikan që ka abuzuar me ligjin të përgjigjet para drejtësisë, por kur vepron politikisht dhe dirigjohet nga kryeministri dhe regji të përcaktuar kush do të arrestohet, ke parë ju të ndalohet dikush që ka qenë në detyrë?

Jo. SPAK-u hedh tymnajën, Rama merr masat dhe pastaj vepron SPAK-u dhe Rama thotë përgjegjësia është individuale. Çdo veprim që do të bëjnë ndaj Sali Berishës do u kthehet në bumerang” tha ai.

Bardhi-Noka kundër Berishës? Baçi te “5Pyetjet.al”: Nesër protestë para Parlamentit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit