Kryeminstri grek Kyriakos Mitsotaki ngrit çështjen e Kryebashkiakut Fredi Beleri në samitin e BE-së në Bruksel sipas Kathemirini.gr.
Qëndrimi i kryeministrit nga Brukseli vjen pasi dje burime diplomatike shpjeguan se Greqia nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk ka progres për çështjen e Fredi Belerit. Të njëjtat burime theksuan se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është komunikuar palës shqiptare.
Kryeministri shprehu edhe një herë vullnetin e sinqertë të Greqisë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke nënvizuar se Greqia ishte dhe mbetet një nga pionierët e perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor.