Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Arben Leshi u ekzekutua me armë zjarri nga Sokol Mjacaj. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja. Të tre personat e përfshirë janë të dënuar me burgim të përjetshëm.
Sokol Mjacaj ka shkuar në Godinën B, në seksionin 2 të posaçëm. Fillimisht ai e ka thirrur. “Arben Lleshi dil”. Pasi Lleshi ka dalë nga dera e qelisë, ai e ka qëlluar me tre plumba.
Nga ana tjetër, Indrit Shaqja ka qenë në afërsi të ngjarjes dhe është plagosur aksidentalisht në këmbë. Ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.