-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama tjetër takim me Melonin në Romë, i bashkohet dhe Rishi Sunak

Kryesoret

Mediat e huaja raportojnë se këtë fundjavë Kryeministri Edi Rama do të takohet në Romë me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Takimi pritet të mbahet ditën e nesërme dhe do të zhvillohet në rezidencën e kryeministres italiane, në fokus do të jetë emigracioni i paligjshëm.

Zyra e Sunak tha se takimi do të “përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”.

Si Meloni ashtu dhe Sunak kanë marrëveshje me Shqipërinë në përpjekje për të adresuar emigracionin e paligjshëm. Sipas marrëveshjes me Britaninë, të nënshkruar një vit më parë, shqiptarët që mbërrijnë  me gomone përtej Kanalit mund të kthehen menjëherë. Pothuajse një e treta e të gjithë atyre që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone në vitin 2022 ishin shqiptarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit