12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telefonata e dyshimtë pas krimit, policia kontroll në shtëpinë e Sokol Mjacajt

Kryesoret

Mësohet se pasi vrau Arben Lleshin, Sokol Mjacaj ka kërkuar të flasë me babain e tij.

Një bisedë e cila raportohet se ka qenë tepër e qetë dhe se dy palët nuk kanë shprehur asnjë shqetësim për ngjarjen e ndodhur, madje ka zgjatur shumë pak ku thjesht ka pasur një përshëndetje mes tyre.

Hetuesit kanë bindje se Mjacaj të jetë paguar për këtë krim dhe se shumën e parave të jetë dhënë familjes së tij.

Ndër të tjera vëllai i Sokol Mjacajt, Pavlini ka qenë që ka pasur kontakte me të dënuarin, kjo pasi ai i sillte para dhe ushqime në burg.

Mësohet se Pavlin Mjacaj lëvizte nga Belgjika në Shqipëri.

Pas ngjarjes së regjistruar në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjen Policia e Shkodrës ka zbarkuar në banesën e familjes së Sokol Mjacajt.

Gjatë kontrollit të banesës nuk është gjetur asgjë e kundraligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit