Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë me ftesë të kryeministres Giorgia Meloni në ditët e politikës, kulturës, debatit në Atreju 2023.
Rama duket se gjatë këtij eventi ka takuar edhe “kreun” e platformës “X”, Elon Musk.
Kryeministri ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale, teksa shihet duke biseduar me Musk dhe rrethohet nga gazetarë dhe kameramanë të shumtë.
“Me Mister X në Romë,” ka shkruar Rama.