-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Janë shqiptarë? Plagosja e 3 grekëve, arrestohet njëri prej autorëve dhe identifikohet tjetri

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në Greqi, ku 3 persona nga Kreta janë qëlluar me armë zjarri në Athinë, ndërsa sipas mediave vendase, protagonistët janë shtetas shqiptar.

Policia greke, ka arritur të arrestojë një nga shqiptarët që u përfshinë në përplasje. Në pranga ka rënë 33-vjeçari Emiliano Jakupi nën akuzën për bashkëpunim në tentativë për vrasje, i cili dyshohet se ka qenë në automjetin “Range Rover”.

Jakupi u arrestua mbrëmë në darkë. Autoritetet greke kanë gjetur në zonën e Voria Proastia edhe mjetin në të cilën udhëtonin shqiptarët.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që të rinjtë shqiptarë e kishin marrë automjetin me qira. Ndërkohë, autori i ngjarjes është ende në arrati.

Mësohet se ai konsiderohet me rrezikshmëri shumë të lartë, i shpallur në kërkim më parë për vrasjen e 40-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami dhe i lidhur me grupet shqiptare të trafikut të drogës në Itali.

Shqiptarët qëlluan të rinjtë në Kretë, dëshmia: Nuk i njohim, zbritën nga makina dhe na qëlluan

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit