-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nga bazat, tek gjeneralët e orgjitë”! Kush ish-ministër e ka radhën? Gazetari: Së shpejti

Kryesoret

Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” se pret që së shpejti nga SPAK-u të ketë zhvillime në lidhje me hetimet që po kryhen në ministrinë e Mbrojtjes në kohën që drejtohej nga Olta Xhaçka. Fokusi i hetimeve është tek pronat e ushtrisë, por rrugës, tha më tej gazetari, kanë dalë edhe të tjera.

U desh që kryeministri në atë që ishte asamble apo kongres, do ta kishte të gjithë historinë me Olta Xhaçkën. Kjo histori, ka disa baza detare, si Porto Palermo, Limioni në Sarandë, u targetuan nga ata që quhen investitorë strategjikë dhe filluan përmes ministrisë së Mbrojtjes t’u jepeshin, por ato ishin ende të ushtrisë dhe që të dilnin nga ushtria dhe të shkonin te qeveria.

Pra që të dalin nga plani i përhapjes duhet që të kalojë me vendim të Presidentit. Atë kohë ishte Ilir Meta dhe nuk firmosi. Ata përdorën makinacione dhe i kaluan. SPAK ndërhyri dhe i bllokoi. Hetimet janë zgjeruar shumë te ministria e Mbrojtjes. Hetohet edhe për çështjen e helikopterëve.

Ka edhe histori që shkojnë deri në çështje, futen tek, ku di unë, orgji…por pa rëndësi kjo pjesë (qesh) dhe të tjera. Pjesa ky matet është sekuestrimi i 20 celularëve të gjeneralëve. Unë besoj që meqë kryeministri foli aty në kongres për këtë pjesë, besoj se së shpejti do të kemi zhvillime” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit