Kush e pagoi Sokol Mjacajn për të kryer vrasjen e Arben Lleshit? Ky është misteri që prokuroria po punon për ta zbardhur. Sot në gjyq doli vrasësi dhe 12 zyrtarët e tjerë të arrestuar.
Në dosjen drejtuar gjykatës i dënuari që mbeti i plagosur Indrit Shaqja ka dhënë një dëshmi mjaft të rëndësishme.
“Ishin në gjak”! Plumba dhe britma, drejtori: Si ndodhi vrasja në burgun e Peqinit
Ai ka thënë se tre muaj para vrasjes, Arben Lleshi ka marrë një letër anonime në të cilën shkruhej se do të paguanin 200 mijë euro për kokën e tij.
“Një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma duke e paralajmëruar se për kokën e tij do të paguanin 200 mijë euro” thuhet në dosje, bazuar te dëshmia e tij.
“Do t’i tregoj të gjitha”! Vrasësi që vrau në burg: Më sillni prokurorin këtu