Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka diskutuar në mbledhjen e sotme propozimin e shumicës socialiste për ndryshimet në ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore. Ermonela Felaj, që depozitoi draftin në Kuvend sqaroi disa nga pikat e nismës së re të PS-së që forcon ngritjen e komisioneve duke i mbyllur hapësirat opozitës.
“Pavarësisht mungesës së opozitës jemi mundur që gjithçka të ketë referencë ligjore ose Kushtetuese për ligjet e komisioneve hetimore. Modeli kryesor që na ka shërbyer ka qenë i Bundestagut gjerman. Po vij tek momentet kryesore të projektit. Propozimi i Spahos është i paprincipë.
Ne kemi kërkuar që të bëhen ndryshime tek nenet për kufizimet, çështjen e veçantë për ngritjen e komisionit hetimor. Hetimi parlamentar nuk është hetim penal. Nuk mund të ngremë komisione hetimore për cdo thashetheme të opozitës.” tha ajo.
Ndryshimet janë kundërshtuar nga opozita. Në një moment kur opozita kërkon ngritjen e 8 komisioneve hetimore, PS jo vetëm që nuk pranon, por po forcon rregullat.