Një 50-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës mesditën e djeshme duke qëlluar veten me pushkë pas një debati me ish-gruan e tij në zonën e Kalo Neros.
Sipas mediave greke shqiptari, me armë në dorë, ka shkuar në një arë ku punonin bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tyre së bashku me punëtorë të tjerë.
Pas një debati të ashpër me ish-bashkëshorten në fermë, dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas, teksa fëmijët e tij kanë tentuar ta qetësojnë, ka qëlluar veten duke i dhënë fund jetës.