-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U nis drejt Shkodrës me 6 iranianë, rrugës bën aksident, në pranga 19-vjeçari

Kryesoret

Një 19-vjeçar është kapur teksa transportonte 6 emigrantë Iranianë drejt Shkodrës, ku më pas do të kalonin kufirin drejt Malit të Zi.

Policia e Durrësit ka prangosur të riun Olsi Elezi.

Ky i fundit u kishte kërkuar emigrantëve nga 300 euro secilit për t’i transportuar drejt Shkodrës. Arrestimi i tij, u bë i mundur vetëm pas një aksidenti në të cilin u përfshi.

Automjeti me të cilin po transportonte emigrantët, u përplas nga 28 vjeçari Ervin Goduni, i cili po ashtu u vu në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tiranë-Durrës. Ndërsa për pasojë i riu 19 vjeçar së bashku me një prej emigrantëve që transportonte, morën dëmtime të lehta.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit