Ditën e sotme në një konferencë për shtyp, krahas Belind Këlliçit, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se po publikon dokumente te cilat vërtetojnë se prokurori i çështjes së tij, Arben Kraja dënoi një të ri shkodran në 1990 se nuk pranonte moralin komunist.
Nesër në Kuvend, në pikën e parë të rendit të ditës është votimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, nga ana tjetër opozita ka njoftuar protestën e radhës.
“Kompleksiteti i rrethanave, vetëm një pjesë të atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë. Ne e kemi shumë të qartë. Për ne me rëndësi është që nisin tani për të mos i ndal më deri në ditën e fitores. Ku do jem unë atë ditë? Kudo!
Në sallë, jashtë salle, te qytetarët, kudo! Ju e patë për herë të parë në histori, kërkesa për heqje imuniteti u shoqërua me 0 prova!
Të garantoj se as në vendet diktatoriale nuk ndodh. Nuk paraqitën sepse nuk kanë asgjë dhe kanë vetëm trillime. Nga hetimi 3-vjeçar i një procesi 15-vjeçar, vepra e vetme penale është kthyer nga Rama… asnjë tjetër,” tha Berisha ndër të tjera.