Kryetari socialist i bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla ka qenë i pranishëm sot në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen mes Partizanit dhe Egnatias.
Memolla ka një dosje në SPAK që lidhet me korrupsionin në zgjedhjet e 6 marsit të 2022 por kjo nuk e ka penguar kryebashkiakun të shohë një ndeshje futbolli.
Ai u shfaq në tribunë në krah të presidentit të Egnatias, Agim Demrozi.
Akuza ndaj Memollës u ngritën pasi u transmetuan regjistrime bisedash për favorizime në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Ndërkohë që sot Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar në gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut socialist të Rrogozhinës Edison Memolla.