Në mënyrë surprizë kryeministri Edi Rama erdhi në këmbë në Parlament ditën e sotme. U fut i qetë mes policëve dhe turmës që po mblidhej për të protestuar kundër arrestimit të Sali Berishës. Kreu i qeverisë ka munguar në shumë seanca të rëndësishme, por sot ka zgjedhur që të jetë për të votuar arrestimin e rivalit politik.