-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ceferin nxjerr futbollin nga “merkato” dhe ironizon Superligën: Kompeticion i mrekullueshëm me dy ekipe

Kryesoret

Gjykata Evropiane e drejtësisë dha sot dritën jeshile për Supeligën, një kompeticion futbolli plani i të cilit u prezantuar dy vite më parë nga drejtuesit e disa klube, por që shkaktoi një tronditje tek UEFA dhe FIFA.

Për këtë vendim ka reaguar dhe kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili tha se mezi pret të shohi një event me vetëm dy klube, referuar Barcelonës dhe Reali Madridit.

“Jam i trishtuar që duhet të flas për vendimin e sotëm të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së. Ne do të rilexojmë dhe vlerësojmë nëse do të rishikojmë qëndrimin tonë për Superligën. Është e rëndësishme të theksohet se ajo nuk përqafon parimet mbi të cilat futbolli bazohet, ato me merita sportive, të garantuara vetëm nga UEFA”, tha Ceferin.

 I cili gjatë deklaratës së tij nuk nguroi të shprehej se futbolli nuk është në shitje, por ironizoi idenë e një kometicioni futbollistik që nuk varet nga UEFA apo FIFA.

 Nuk kishte dritë jeshile për Superligën siç u propozua në 2021. Futbolli nuk është në shitje.

“Të gjitha organizatat dhe ligat në Evropë janë me ne. E gjithë kjo më argëton sepse sistemi dhe formati që ata prezantuan sot është edhe më afër atij të vitit 2021 kur të gjitha klubet e mundshme i refuzuan. Ne nuk do të përpiqemi t’i ndalojmë ata. Ata mund të krijojnë çfarëdo konkurrence që duan. Shpresoj që gara mes dy klubeve të fillojë sa më shpejt. Shpresoj se ata e dinë se çfarë po bëjnë, megjithëse nuk jam më i sigurt për këtë” u shpreh  kreu i UEFA-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit