Sali Berisha u fut dhe doli për herë të fundit paraditen e sotme si deputet me imunitet nga Parlamenti i Shqipërisë. PS votoi me 75 vota pro që ta dorëzonte në SPAK. Më pas ish-kryeministri u drejtua për nga turma që po e priste jashtë. Në mbështetje të tij ishin një grup demokratësh, militantë të tij.
“Doktor jemi me ty deri në vdekje”! “Doktor na ke mbrapa deri në vdekje”. “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”! Ishin disa nga thirrjet pro tij. Më pas Berisha u ngjit në podiumin e improvizuar për të mbajtur fjalën e tij. “Kjo është një përpjekje anti-ligjore që është bazuar në shpifjen, trillimin dhe manipulimin e mijëra dokumenteve” tha ai.









