Sokol Cikalleshi ka gjetur golin e gjatë personal për këtë sezon në Superligën Turke, me ekipin e Konyaspor.
Në javën e 17-të të sezonit aktual, përballja midis Samsunspor dhe Konyaspor përfundoi në shifrat 1-1.
Një sfidë e cila u zhbllokua pikërisht nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare në minutën e 29-të.
Pas një konsultimi me sallën VAR, arbitri akordoj 11 metërshin që vendosi Cikalleshin përballë portjerit, i cili nuk gaboi dhe me një “panenka” dërgoi topin në rrjetë.