-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekstradohet nga SHBA trafikanti i drogës, 12 vite burg për 60-vjeçarin (EMRI)

Kryesoret

Është ekstraduar në Shqipëri 60-vjeçari Albert Shkëmbi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të drogës.

Ai ishte dënuar me 12 vite burg nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kapja e tij u bë e mundur në muajn qershor të këtij viti në New Jeresy.

 

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit të koduar “Return”, ekstradohet në Shqipëri, shtetasi Albert Shkembi, i dënuar me 12 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese amerikane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar operacioni policor i koduar “Return”.

Në kuadër të këtij operacioni, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, shtetasi Albert Shkembi, 60 vjeç.

Lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi, në New Jersey, në muajin qershor të këtij viti, është bërë e mundur pas shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Policisë së Shtetit, DSS/OCIU pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit