Liverpool, një nga 12 klubet që nisën projektin në prill 2021, bëri një hap prapa në lidhje me Superligën.
Klubi konfirmoi afërsinë dhe mbështetjen ndaj FIFA-s dhe UEFA-s. “Vendimi i djeshëm nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk ndryshon qëndrimin e mëparshëm të Liverpool FC për Superligën Evropiane të propozuar – thuhet në deklaratën zyrtare -. Përfshirja jonë është ndërprerë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me klube të tjera përmes ECA dhe të marrim pjesë në garat e UEFA-s”.