-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manchester City fiton botërorin për klube, 4-0 përballë Fluminenses

Kryesoret

Pasi fitoi Champions League-n për herë të parë në histori në qershor, Manchester City shton dhe Kupën e Botës për Klube FIFA (FCWC) në dollapin  e tyre të trofeve, duke mposhtur me lehtësi mbajtësin e Copa Libertadores, Fluminense në stadiumin “King Abdullah Sports City“ me rezultatin e pastër 4-0.

“Një mundësi që të vjen një herë në jetë” kështu ishte shprehur Pep Guardiola për finalen e madhe, një mundësi që nuk e la në asnjë moment ti ikte nga duart.

Finalja u hap shumë shpejt, që në minutën e parë argjentinasi Alvarez gjeti golin, me Fluminensen që ra në një “shok” total.

Në pjesën e parë kampionët e Europës dyfishuan avantazhin duke përfituar nga një autogol i Ninos.

Pjesa e dytë nuk pati shumë histori, me Fluminensen e cila nuk arrit të ishte në nivelin e duhur për të vënë në rrezik portën e mbrojtur nga Ederson.

Ndërkohë që Foden dhe sërisht Alvarez shënuan rezultatin përfundimtar 4-0.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit