Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajan do të jetë i pranishëm ditëm e sotme në Shqipëri ku do takohet me kryeministrin Edi Rama.
Fokusi i kësaj vizite është çështja e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.
Ministri i Jashtëm Italian pritet të vizitojë dhe Shëngjinin.
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.
Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.