Një burrë 71-vjeçar është gjetur i vdekur në Kalyvia të Greqisë, më 22 dhjetor ku raportohet se është vrarë me thikë nga djali i tij i mitur, 16-vjeç.
Ka qenë vetë i mituri i cili ka marrë në telefon nënë e tij dhe e ka njoftuar për gabimin fatal, dhe me pas kjo e fundit ka lajmëruar autoritetet.
Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkua në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e pajetë të babait 71-vjeçar, si dhe ka arrestuar të miturin.
Mediat greke bëjnë me dije se 16-vjeçari ka pranuar edhe në polici vrasjen, duke thënë se nuk duroi më abuzimin nga i ati dhe vendosi ta vriste.
Mësohet se rreth orës 21:20 të 22 dhjetorit, kur 71-vjeçari është kthyer në shtëpi, 16-vjeçari ka qenë duke pritur në hyrjen e banesës, duke mbajtur në dorë dy thika.
Në momentin që babai është futur në shtëpi, i mituri e ka sulmuar, duke e goditur me thikë në gjoks, qafë dhe fytyrë.
Si pasojë e goditjeve të shumta, 71-vjeçari ka humbur jetën ën vendngjarje. Pas hetimeve nga autoritetet, ata u gjetën në vendngjarje dhe sekuestruan një thikë dhe një teh.
Më të dhimbshme e bën ngjarjen dëshmia se babai ka tentuar të shpëtojë nga sulmi duke vrapuar nëpër shkallë i mbuluar me gjak.
Siç përshkruhet më tej,“ viktima ka tentuar të arratiset, duke zbritur shkallët e banesës , derisa ka përfunduar në oborrin e katit përdhes, ku edhe është gjetur trupi i tij ”.
Viktima, një baba 71-vjeçar , kishte dy fëmijë me ish-partneren e tij. 16 -vjeçarin i cili e vrau dhe një fëmijë tjetër, 19-vjeç . Për shkak se prindërit ishin ndarë 19-vjeçari jetonte veçmas me nënën.